|
Qendra Shkollore
Private "Aga Xhite" në Ferizaj është
Kolegj i parë privat arsimor i liçensuar me
Vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës
dhe Teknologjisë të Kosovës. Në kuadër
të këtij kolegji, në vitin shkollor 2003/2004,
mësimi do të organizohet për:
- klasën
IX orientuese,
- klasën
X të shkollës së mjekësisë
me drejtimet:
- teknik i dhëmbëve,
- teknik fizioterapeut dhe
- teknik i farmacisë (kozmetikë),
- klasën
X të gjimnazit matematikor me teknologji informative.
Ky
kolegj mëton të organizohet si institucion i
përshtatshëm për mësim në përputhje
me parimet pedagogjike të implementuara në Kurrikulumin
e ri të Kosovës (tërësia e planprogrameve,
teksteve etj.). Në këtë mënyrë
kolegji do të sigurojë:
- mësimdhënie
dhe nxënie, që do të përqëndrohen
në dimensionin arsimor edhe në dimensionin
edukativ. Kjo nënkupton që ky kolegj do të
ofrojë edhe dituri edhe mjedis të përshtatshëm
për zhvillimin e vlerave njerëzore, të
qëndrimeve e shkathtësive të të
rinjve, në mënyrë që njohuritë
e përvehtësuara t`i shfrytëzojnë
e zbatojnë në situata të ndryshme të
jetës për mirëqenien vetjake dhe shoqërore;
- kulturë
të re organizative dhe menagjim modern, që
do të vehen në shërbim të arritjeve
më të mira në mësim dhe arsimim
të nxënësit, i cili do të sjellet
e veprojë si pjesëmarrës i një shoqërie
të lirë e demokratike siç synon të
jetë shoqëria kosovare;
- kultivim
të identitetit lokal, etnik e kombëtar të
nxënësit dhe aftësim për pasurim
të identitetit, të tij personal, duke i njohur
vlerat e familjes, traditat dhe kulturën e popullit,
por edhe të komuniteteve e të popujve të
vendeve tjera. Në këtë drejtim, Kolegji,
nxënësit do t`i hapë një perspektivë
internacionale shumëkulturore në të gjitha
aspektet e jetës;
- shfrytëzim
në mënyrë krijuese të diturive e
shkathtësive në sutuata të ndryshme e
kontekste të reja dhe të menduar të pavarur
e kritik;
- zhvillim
të përgjegjësisë së nxënësit
ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj mjedisit
dhe ndaj shoqërisë;
- aftësim
të nxënësit që diturinë teorike
ta lidhë me veprimtaritë praktike, për
dobi të shoqërisë dhe mjedisit, si dhe
ndërgjegjësim e kuptim përgjegjësie
për të marrë iniciativa;
- ndihmë
nxënësit për të zhvilluar vetëbesim
dhe motivim pozitiv në dobi të interesit personal
dhe të shoqërisë, si dhe t'i shfrytëzojë
të drejtat e veta;
- përgatitje
të nxënësit për orientim të
mëtejshëm akademik e profesional, duke e ndihmuar
që të realizojë interesimet e tij personale
sa i përketë nxënies dhe aspiratave e
interesimeve të tij;
- angazhim
të nxënësit për më tepër
nxënie të gjuhës angleze, si gjuhë
e parë e huaj, për të komunikuar mirë
me gojë dhe për të kuptuar porosi të
shkruara, si dhe për të zbatuar shkathtësitë
në të shkruar. Për këtë qëllim
nxënësi do t'i nënshtrohet një programi
intensiv të anglishtes. Kjo do t'i ndihmojë
që në vitet vijuese të mund të ndjekë
mësimet në një numër lëndësh
edhe në gjuhën angleze;
- dhënie
njohurish nxënësit edhe nga gjuha gjermane,
si gjuhë e dytë e huaj, dhe atë deri
në shkallën e komunikimt të mirë
me gojë dhe për të kuptuar porosi të
shkruara;
- dhënie
njohurish nxënësit për zotërim solid
të gjuhës amtare (letrare standarde), të
historisë kombëtare dhe të asaj botërore;
të qytetërimit demokratik; të teknologjisë
informative për shfrytëzim dhe përpunim
të informacioneve; për mbrojtje të mjedisit;
për mirëqenien e tyre fizike, duke praktikuar
ushtrime të rregullta fizike dhe sporte;
- ndihmë
të vazhdueshme që nxënësi të
përforcojë aftësitë e veta gjatë
punës individuale dhe në grupe;
- dhënien
e këshillave lidhur me orientimin e nxënësit
dhe aspiratat e tij akademike e profesionale.
Në Qendrën
Shkollore Private "Aga Xhite" janë siguruar
kushtet optimale për punë edhe sa i përketë
objektit shkollor dhe lokale ndihmëse ( ndërtim
i ri), edhe sa i përketë personelit arsimor
(me tituj universitarë) dhe përvojë të
begatshme pune në lëmin e mësimdhënies;
kabinete të paisura me aparate, mjete mësimore
dhe paisje tjera për konkretizimin e mësimit.
QSHP
"AGA XHITE" i siguron nxënësit:
-
uniformë shkollore,
-
mbikëqyrje të vazhdueshme shëndetësore,
-
polisën e sigurimit të nxënësit,
-
transport për vijuesit nga Prishtina,
-
qasje në internet pas orarit të mësimit
dhe
-
mundësi këmbimi me kolegje nga Global College
Network me seli në Londër,
Drejtori
i Qendrës
Mujë Berisha, prof.
|