APEL

HARTIMI I LIBRIT "EMRA QË NUK HARROHEN-ARSIMTARËT SHQIPTARË NË DIASPORË"

PUNË E RËNDËSISHME QË PO KRYHET ME SUKSES

- Kërkohen shënime për vëllimin IV të librit
"Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë"

Autori i dy vëllimeve të librit "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët veteranë (1941 - 1951)", Tahir Z. Berisha, e ka në përfundim e sipër edhe vëllimin III të këtij libri, me çka përmbyllet kjo periudhë e rëndësishme e zhvillimit të shkollave dhe arsimit shqip në trojet shqiptare jashtë shtetit amë.

Në bashkëpunim me arsimtarët e shquar të diasporës shqiptarë, Hamza Halabaku dhe Çerkin Bytyçi, ai ka projektuar edhe vëllimin IV të kësaj serie me titull "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë", i cili është në përgatitje e sipër dhe pritet të botohet kah fundi i këtij viti 2005.

Që kjo përmbledhje të jet gjithëpërfshirëse dhe sa më komplete, dhe me dëshirë që puna e pishtarëve të arsimit në diasporë të mos anashkalohet dhe mbetet në harresë, ftohen të gjithë arsimtarët shqiptarë të diasporës ose të afërmit e tyre që ti dërgojnë shënimet biografike të këtyre arsimtarëve, të cilët në kushte e rrethana të vështira dhe në forma të ndryshme, fëmijëve shqiptarë në diasporë ua mësuan gjuhën, kulturën dhe historinë kombëtare dhe në këtë mënyrë i shpëtuan nga asimilimi i shpejtë i tyre.

Shënimet e shkurtëra të daktilografuara në 1- 2 faqe, duhet të përmbajnë këto të dhëna: emrin dhe mbiemrin e arsimtarit, vendlindjen, datëlindjen, shkollimin dhe lëvizjen në shërbim (duke shënuar çdo vend dhe çdo shkollë në të cilat punuan pa marrë parasysh periudhën, me fotografi individuale dhe kolektive. Në këtë mënyrë dëshirohet dhe synohet që edhe emrat e këtyre pishtarëve të merituar që dhanë kontribut të madh në zhvillimin e arsimit shqip në diasporë, në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve të mërguar, në kultivimin e gjuhës amtare, zhvillimin e aktiviteteve të shumta arsimore e kulturore, dhe në pengimin e asimilimit të gjeneratave të reja, t'i përjetësojmë që të mos harrohen.

Shënimet e kërkuara duhet të dërgohen në adresën :

Hamza Halabaku
Freytagstr. 4
90489 Nürnberg
Deutchland (Germany)

(me shënimin Për librin "Emra që nuk harrohen - Arsimtarët shqiptarë në diasporë)

Ose në adresat elektronike: halabaku2@hotmail.com dhe cbytyci@hotmail.com