SHËNIME DHE ECEJAKE - LIBRI ELEKTRONIK

Tahir Z.Berisha
SHËNIME DHE ECEJAKE
TË NJË REFUGJATI NGA KOSOVA

Londër, 2001

Botues:
Lidhja Shqiptare në Botë
Dega në Britani të Madhe

Recensent dhe Lektor:
Sami Islami, prof.

Rezymeja në anglishte:
V.A.Çami

Korrektor:
Gazmend Berisha

Përkujdesi dhe realizimi kompjuterik:
Gazmend Berisha

Ballina:
Shqipe Shala dhe
Gazmend Berisha


Librin Elektronik
e përpunoi
Gazmend Berisha
Londër, 2004

Për çdo sugjerim apo ndihmë lidhur me këtë e-libër,
mund të na kontaktoni
në emajlin

NJOFTIM SPECIAL!

Libri "Shënime dhe ecejake"
është botuar me një tirazh të kufizuar në Londër
dhe në bazë të kërkësave të shumta për t'u furnizuar
me këtë libër, vendosëm ta publikojmë
verzionin elektronik të këtij libri.
Libri elektronik jepet falas!

Kliko këtu për të lexuar përmbajtjen e librit

Si mund të furnizoheni me këtë libër elektronik?

Kliko këtu për të shkarkuar librin elektronik

Vërejtje:
  • madhësia e librit elektronik "Shënime dhe ecejake"
    është cc. 2.9MB
  • e-libri punon vetëm në kompjuterët e tipit PC
    (do të thotë nuk punon në MAC kompjutor)
  • e-libri punon në kompjutorët me këtë specifikacion:
    Microsoft© Windows 95/98/NT/2000/ME/XP
    Microsoft© Internet Explorer 4+

* * *
Dëshmi nga lexuesit

... Vlerë të veçantë merr libri edhe për të dhënat që na jep autori për veprimtarinë kulturore patriotike të shqiptarëve në diasporë, posaçërisht në ishullin Britanik, ku ai vetë është një ndër veprimtarët aktivë. Intelektual me interesa albanistike, me kulturën e plotësuar dhe kurreshtar e zelltar siç është, ai ka mundur të futet bukur mirë në universin e botës së "katundit të madh" Londër dhe të zbulojë sa më shumë fakte historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Autori na jep të thuash një galeri të tërë personalitetesh e personash shqiptarë në Angli, ku vihen në pah të dhëna të reja për figura si Ahmet Zogu dhe pastaj me rradhë Faik Konica, Tajar Zavalani, Dervish Duma, Anton Logoreci, Alfred Andoni, Qazim Kastrati, Ihsan Bej Toptani etj...

...E pasur në dokumente dhe fakte të tjera të vërteta jetësore, lënda e veprës së Tahir Berishës kuptohet bindshëm dhe, falë stilit të shtruar dhe të përmbajtur, gërshetuar me mençuri popullore, ajo lexohet këndshëm dhe bëhet kësisoj një libër i mirëpritur prej lexuesve. Veçanërisht i kërkuar duhet të jetë libri në mërgim, ku bren dhimbja e plagës së kurbetit. Pastaj libri bëhet joshës me fotot e shumta cilësore (meritë e veçantë e autorit) si edhe me mbulesën e gjetur në përmbajtje dhe në formë.

Dr. ILJAZ GOGAJ,
ish punëtor i Institutit të Historisë në Tiranë

* * *

... Tahir Berisha librin "Shënime dhe ecejake" e ka begatuar me të dhëna shumë interesante për lexuesin, të cilat kanë të bëjnë me shqiptarët dhe miqtë e tyre në këtë vend (Angli) të cilët me veprimtarinë e tyre i ndihmuan në mënyra të ndryshme prezentimit të popullit dhe të çështjes shqiptare dhe kështu ndihmuan në zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje. Kështu lexuesi i këtij libri do të ketë mundësi që të njihet me Aubrey Herbertin, themeluesin e parë të Shoqatës Anglo - Shqiptare më 1912, pastaj me Edit Durhamin, mike e madhe e popullit shqiptar, Herry Hodgkinson, kryetarin e Shoqatës Anglo - Shqiptare të viteve 1985 - 1994, si dhe kryetarin e tanishëm të kësaj shoqate z.Noel Malkolm, i cili njëherësh është edhe autor i librit "Kosova - një histori e shkurtër" ...

... Ky libër ka shumë material dokumentues, kështu ai përmban 383 fotografi, 5 harta, 5 piktura etj. ...

Zeqir Muçolli, prof.

* * *

... Në librin "Shënime dhe ecejake", Tahir Berisha na i paraqet peripecitë e refugjatëve, të cilat i përjetoi edhe ai vetë, sepse pasi i kaloi tri kampe, më në fund u vendos në mbiemrin e Shqipërisë - në Londër...

... Libri i ka 120 portrete individuale; 199 portrete kolektive; 31 panorama ndërtesash si dhe 37 simbole siç janë: harta, flamuj, lapidare, varre masive e të tjera ...

... Tahiri na paraqet shënime të thukta me një stil lakonik nga të tri kampet, por më së shumti paraqet fakte nga Londra. Ai është një verlibrist me të cilin na paraqet pop-art duke na e bërë të njohur me restorantin e parë "Trepça", të cilin e kishte hapur kosovari i parë Anton M. Preça nga Peja, i cili kishte shkuar në Angli në fund të shekullit XIX. Në këtë restorant ishin mysafirë të rregullt mikesha e përbetuar e popullit shqiptar Mis Edit Durham, parlamentari Aubrey Herbert, Faik Konica e shumë miq të tjerë anglezë e patriotë shqiptarë. Gjatë mbajtjes së Konferencës së Londrës (1912 - 1913), këtë restorant e kishin vizituar edhe Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Mehmet Konica (vëllai i Faik Konicës) etj ...

... libri i Tahir Berishës është një libër i mrekullueshëm, sepse lindi nga tragjedia e një populli, nga trazimi shpirtëror i shkrimtarit , prandaj kishte me qenë mirë që kjo vepër të botohet edhe si libër xhepi ...

Nezir Selmani, prof.