|
[Marrë nga “Trojet që nuk shuhen”, Tahir.Z.Berisha, Prishtinë 1995, fq.212]
[Shënim: Këtë variantë të shkurtë të “Këngës së Hasimes”, e cila më së shpeshti këndohet në Begracë dhe në rajonin e Anamoravës, në vitin 1958 e shënova nga nëna ime e ndjerë, Mihane Berisha – Vërbani (1897 – 1987)]
KËNGA E HASIMES
O ç’ki Hasime moj qi viket?
- Mi kanë pre-o vllazninë sivjet,
Dy vllazën-o, vllazën të ri
Hallin vetit, more, s’po ja di!
O ku e gjaj ni trim dai,
M’e marrë gjakin e vllaznive t’mi?
Tokë e shpi ja baj tapi,
E ma së mrami dhe niçahi i tij?
O Lilë Begraca paska nie,
Fjalë Hasimes m’i ka çue:
- Thuej Hasimes merrum mue -
Krejt Mirashin n’dash me ta farue!
Fort Hasimja koka gzue
Qi u gjet ni trim për mue!
Mirë Hasimja ma ka mësue:
- Çoj tre vet, Lilo, merrum mue!
Lilë Begraca shka ka marue
Xhymë Mirashin n’shpi e ka prue.
- Shpejt Hasime me gatue,
Do miq n’odë m’kanë qillueQ
Frik Hasimja ka gatue,
Bukën n’odë e ka çue,
A nal bukën po e pret
P’e nin Xhymën kah po flet!
Ka marrë udhën n’shpi ka shkue
Gjith tuj kajt e tuj vajtue.
- Lilë Begraca kofsh marrue,
Hasmin n’odë qysh me ma prue?
Edhe buk’ m’ke shti m’i gatue!
- Hajt Hasime mos ki dert,
Shkojnë këto punë der’n’kismet.
Prit me muej, e prit me vjet,
Pushk’e Lilës s’po kërset!
Kjo Hasimja ni axhami
Ka vesh tirqi, ka vesh xhurdi,
Kacurretën n’krye si suhari,
Merr alltinë e shti në gji,
- Drejt në Mirash ja ka msy.
Hin Hasimja për ni gardh,
Aty Xhyma s’kish qillue,
Mixha i Xhymës tallë tuj vnue,
Mixha i Xhymës tuj vnue tallë,
Mirë ja majti mu në ballë:
Kanë nga gratë e ja kanë ngjit,
Sy e flokë ja u ka përzhit.
|