|
||
|
MEHMET GJEVORI (1910 - 2007)
Në vitin 1941, Mehmet Gjevori ndër të parët iu përgjegj apelit të Ministrit të Arsimit, Prof. Ernest Koliqit dhe vullnetarisht erdhi në Kosovë për t’i hapur shkollat e para shqipe. Në saje të jetëgjatësisë, kujtesës së kthjellët dhe aftësisë për të lexuar pa syza edhe në moshën e shtyer, Mehmet Gjevori për më tepër se 60 vjet qëndroi aktivisht në skenën arsimore të Kosovës, duke dhënë kontributin maksimal si mësues, drejtor shkolle, inspektor e kryeinspektor i arsimit të Kosovës dhe si autor i abetareve të para për të rinjë dhe për të rritur. Ai ishte edhe autor e redaktor i shumë teksteve shkollore. Unë pata fat dhe privilegj të rrallë që shumë heret të njihem dhe të bashkëpunoj me të, prandaj e konsideroj si prind të dytë. Si mësues fillestar, në moshën 17-vjeçare, Mehmet Gjevori më vizitoi në Zarbincën e largët, 2 orë afër Vranjës ku më udhëzoi për punë, e mbasi mbeti i kënaqur me rezultatet e punës, e botoi një reportazh me titull “Mësues i popullit” dhe më transferoi në Prishtinë, ku kisha kushte më të mira për shkollim e kualifikim të mëtutjeshëm. Kontaktet dhe bashkëpunimin e vazhduam edhe pas daljes në pension, kur edhe mua më konsideronin si veteran i arsimit. Së bashku kemi qenë inisiatorë për themelimin e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit të Kosovës dhe koordinatorë të punës së Manifestimit unikal “Takimet e Veteranëve të Arsimit” që nga viti 1981, ai kryetar e unë sekretar i përgjithshëm i Shoqatës. Në këtë cilësi kemi bashkëpunuar edhe me Shoqatën “Normalisti” të veteranëve të Arsimit të Shqipërisë. Shpesh i kemi vizituar Tiranën dhe Elbasanin, ku na i kanë promovuar edhe veprat, ndërsa zotin Mehmet e kanë shpallur edhe “Qytetar nderi” të Elbasanit, etj. Me këtë rast anëtarëve të Familjes së gjërë dhe të ngushtë Gjevori i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe, jo vetëm për ta, por edhe për tërë Kosovën dhe dashamirët e arsimit shqip kudo që janë. I qoftë i lehtë dheu i (“vendlindjes së tij të dytë”) Kosovës, të cilën e zgjodhi vetë me kohë. Lavdi i qoftë! Tahir Z.Berisha Londër, 1 maj 2007 p.s. Sa do të kisha dëshiruar që t’isha prezent në këtë përcjellje të tij të fundit dhe këto fjalë t’ia lexoja pranë varrit të tij, por fatkeqësisht nuk më lejon koha e shkurtër e as gjendja shëndetësore. Vdekja e Mehmet Gjevorit ka jehuar thellë edhe në Londër e në mbarë Britaninë e Madhe, ku punojnë shkollat shqipe me mësim plotësues. Faqen e ngushëllimit në internet e ka hapur edhe Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” në Britani të Madhe (Albanian Community “Faik Konica”, ukalbanians.googlepages.com) Radio Kosova Selman Vokshi: ME JU MBURRET TËRË KOSOVA A ka kush që s’ka dëgjuar, A ka kush që s’ka dëgjuar, A ka kush që i ka do vjet, Jo, o vëlla, - Juve, ju njohin si gjuhëtar, Për hë hapur shkolla t’arta, Detyrat nuk qenë t’lehta, Kushtet ishin minimale, - Me Ju mburret Elbasani, Kurse sot më Pesë Nëntor, Andaj, mik i nderuar, |