|
||
|
Disa anekdota të Zeqë Vërbanit dhe për Zeqë Vërbanin (fq.123) Zeqë Vërbani qysh në fëmijëri kishte treguar prirje për shaka e humor. Por, edhe më vonë, gjatë tërë jetës, shakaja dhe humori do të jenë pjesë e jetës së tij. Bënte shaka e mahitej, jo vetëm në llogari të të tjerëve, por edhe në llogari të vetën, e madje edhe të pushtetarëve. Me mahitë dhe hokat e tij, Zeqa krijonte atmosferë të hareshme e të ngrohtë nëpër ndeja e tubime të ndryshme. Prandaj, edhe për këtë shkak dhe, jo vetëm për fjalët e tij me peshë, ishte i dashur dhe i mirëpritur nga shokët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Pikërisht për këtë në popull janë ruajtur edhe sot shumë anekdota të Zeqës apo për Zeqën, ndërsa ne po i prezentojmë ato që arritëm t'i vjelim nga goja e popullit. FSHISA SI GUH' DHELPNE(1) Një herë, në odën e haxhi Murat Halabakut në
Pozharan, pasi që mysafirët hanë darkë mysafirët,
një djalë i ri nisi t'i fshijë trohat e bukës nga
jani e cerga me ni fshisë, të cilës nga përdorimi
i gjatë i kishte metur gati vetëm bishti. Haxhia me zë
të vogël e qorton djalin - pse nuk e ka gjetur një fshisë
më të mirë. Këtë e dëgjojnë gati të
gjithë, po nuk bëzanë. Mirëpo, Zeqë Vërbani,
në mahi thotë: Tregoi: Jahi Halabaku, profesor nga Pozherani S'JAM I VOGËL, PO JAM SA DETI... Me ni darsëm, me pak vonesë mrrin Zeqë Vërbani me
Ali Goshicën - Gashin. Dikush prej burrave i drejtohet Zeqë
Vërbanit me za t'naltë, e ja ze n'gojë fisin: "Hajde,
hajde Berisha i vogël!" Tregoi: Nezir H.Neziri (1912), bujk nga Goshica Kishin shkue do vjet, e Zeqë Vërbanin ma nuk e kishin zgedh
kryetar komune. Hyqmin e venit e kishin marr n'dorë kolonistat e
Gërmovës. Zeqa ma shum sillej rreth shpisë, bile nisi me
i ninue ramazanat ren. Ni herë, i biri - Metushi, dashti me ja pre
ni dash për kurban, e aj i thot: Tregoi: Salih Sokoli, bujk 70-vjeçar nga Vërbani MA MIRË A ME DEKË N'LUFTË, SE N'SHTRAT Ni her me ni muhabet n'odë, ku ishin kanë Adem Tresteniku, Rexhë Kurdija e Zeqë Vërbani, e kishin pas zanë llafin e jetën e t'dekës, që s'ka pshtim prej saj. T'katërtit i kishin dhanë karar, se deka ma e mirë e ma e nershme për shiptari - a deka n'luftë. Zeqë Vërbani ju kish pas thanë shokve t'vet: "Vallha, s'ka gja ma keq se kur t'vinë miqt e dashamirt me t'pa me petlla e pula t'pjekne, e ty nuk t'i kana, po veç i kqyr si lopa viçin e coft! Ma s'miri a kur njeri shkon "çap e rrap", t'u ba muhabet, ja zatetet n'farë tollovie, e hallki pvesin t'habitun: - Shka u ba? - O, u vra Zeqë Vërbani! - Pra, unë kam qef me dekë çashtu, n'luftë a n'tollovi, e jo me u dergj kadal-kadal, n'shtrat - kish pas thanë Zeqë Vërbani. Tregoi; Salih S.Sokoli, nga Vërbani KUSH NUK KA PARE - EDHE MA SERBEZ(2) Me ni darsëm t'madhe, kur shkojnë me marrë nusen n'Tanishec,
qysh a kan' adet, e kishin qit' tepsin, e krushqit u dashke me lanë
pare. Ata qi s'kishin pare u ngushtojshin. Zeqë Vërbani ju drejtue
krushqve: "Kush ka pare le t'kapërcen serbez, e kush s'ka -
edhe ma serbez!" Tregoi: Liman Beqiri (1900), nga Tanisheci, tani jeton në Shkup VETURA QI KCEJ SI ÇAPINI Ndër familjet e rralla shqiptare në Jugosllavinë e Vjetër
që kishin arritur të blenin veturë private, ishte edhe
ajo e Ahmet Shtimës. Privilegj që të vozitej në të,
një herë kishte pasur edhe Zeqë Vërbani me disa shokë.
Mirëpo, nga pakujdesia e shoferit, në një kthesë vetura
me të gjithë udhëtarët fluturon disa metra në
një livadh, por për fat, nuk rrotulliset. Shumicën i kap
frika e paniku, ndërkaq Zeqë Vërbani, pasi vëren se
askush nuk është lënduar, krejtësisht gjakftohtë
i drejtohet shoferit: Tregoi: Sherafedin Hoxha, profesor nga Shtimja, jeton në Prishtinë. SOKOLI I KA PUN'T MIRË SA T'I KENË PENLAT E TERNE Zeqë Vërbani, si mysafir i Myftijve n'Shkup, kish pas hi fell
n'Vardar, për m'u la, e gati ish kan tu' u mytë. Masanej kishin
nisë me ba hajgare me Zeqën, qi s'kish pas ditë not, e
Zeqa ja kish pas kthye përgjegjen: Tregoi: Shukri Hoxha, arsimtar veteran nga Sllatina e Poshtme, jeton në Ferizaj ZOGI GATI JA QITI PENLAT SOKOLIT Niher, kur kish pas shkue m'u mjekue n'Bajën e Dibrës, Zeqë
Vërbani ilegalisht e kish pas' kalue kufinin jugosllavo-shqiptar,
e me nihmën e stërnipit t'vet, Hamdi Kurteshit, përpiqet
me shkue te mbreti Zog për m'u ankue. Mirëpo, hyçmi i
aqehit nuk e lejon. Tu nejtë me ni kafe, e kish pas hup uzdajen,
e nisë m'u livdue n'hesap t'llagapit t'vet. ... KUSH DESHTI ME E KTHYE TRENIN PËR VËRBAN? Në gjelltoren e Januzit t'dajës Rexhë n'Gjilan, shpesh
u kthejshin kryetarët e atëhershëm shqiptarë t'komunave
t'Moravës, e kaniherë me ta shkojke edhe deputeti i rrethit,
Tomë Popoviqi. Kështu, niherë aty u gjetën: Jakup
Karaçeva, Feriz Llashtica, Sejdë Budrika, Sinan Staneci, Shaban
Haliti nga Pozherani, Sali Fejza i Hogoshtit, Zeqë Vërbani,
e disa qerë. Toma, tue u mahitë i drejtohet Zeqë Vërbanit
e i thot me kallxue qysh ka dashtë me e kthye trenin e Ferizajt për
Vërban. Ky niherë nuk deshti me kallxue. Tregoi: Vehbi Rexhepi, vëlla i Jonuzit nga Gjilani. Jetoi në Prishtinë deri në vitin 1997 LE TË DIHET SE KUSH ASHT KUSHERINI I ZEQË VËRBANIT Zylfi Zharku i Vërbanit niher i kish pas tubue do pare e ish kanë nisë për me ba aheng n'kafen "Bojalihan" t'Shkupit me dy jarana t'vet. Si sebep për ket punë ish lajmi se katunari i tij, Zeqë Vërbani, e kish fitue shumicën e votave për kryetar komune n'Sllatinë t'Epërme. Masi i kishin çue disa gota, Zylfia kish urdhnue me e mshel kafen për ni kohë, tue pague vetë krejt harxhimin me arsyetim: "Le t'dihet se kush a kusherini i Zeqë Vërbanit!" Tregoi: Vehbi Rexhepi, fotograf nga Prishtina I YTI TA HAN MISHIN - PO TA RUEN KOCIN N'kohën e zgjedhjeve për kryetar komune, Velko Petroviqi, kolonist pej Gërmove, u thojke zgjedhësve shqiptarë: - Mos votoni për Zeqë Vërbanin, se aj a i pashkollë e nuk e do pushteti; se aj kurrgja nuk munet me ju nimue. Masanej, n'baftë me fitue Zeqa, ka me jav hangër mishin me punë angarie e me zullume qera. Kur Zeqë Vërbani merr vesh, ju thot zgjedhësve: "I yti, mishin ta han, po kocin ta run!. E Velk Petroviqi shiptarve nuk jav len as mishin as kocin." Tregoi: Mehmet Hasani(6), nga Sodovina e Çerkezëve MATUFI PLAK, APET M'I KE LUEJT KUJAT Disa katunarë pej Strezovcit t'Kamenicës ishin kanë pas zanë për do megja. Për me i nreqë, i kishin pas thirrë burrat e fiseve. Nër ta e kishin pasë thirrë edhe Zeqë Vërbanin e Moravës Epërme. Ata kishin pas shkue shumë herë për m'i pajtue kto rragja. Tuj i marr "napër liq" kto punë, u mur vesh se edhe hoxha i katunit ish kanë pas përzie n'at mosmarrëveshje. Zeqë Vërbani, i idhnuem e kap hoxhën për mjekrre e i thotë: - Matufi plak, apet m'i ke luejt kujat! Tregoi: Hamdi Ibishi, 70 vjeçar, nga Strezovci DORASIT DUHET T'I DJEGET EDHE KOTECI I PULAVE Në pajtimin e gjaqeve dhe të ngatrresave të ndryshme, Zeqë Vërbani o kanë i drejt, kambngulës dhe shumë i rrept. Kshtu nji herë kur njani nga Morava e Poshtme i vrau dy të afërm pa pik faji, Zeqë Vërbani me kambngulje lypi që vrasësi të leçitet nga katundi dhe t'i gjeget shpia, t'ue thon se belaxhisë duhet t'i gjeget edhe koteci i pulave që mos t'i bie nër men ma me ba keq. Tregoi: Sylë Dajkovci, 84 vjeçar nga Dajkovci i Kamenicës PA E PA T'KEQEN, NUK JA DIN KIMETIN T'MIRËS Për vakt t'vet Zeqë Vërbani ish kanë boll përparimtar. Kshtu, shpesh herë i thojke t'shoqes, Mihanes, që masi t'i kryejn punt e shpisë, t'vishen si u ka hije, e bashk me rejat e mesat e veta të dalin me kërkue napër kojshi e akraba, se: "N'koftë se nuk shihni ma keq se n'shpi, do t'ja dini kimetin ma shumë asaj qi e keni; n'koftë se shihni ma mirë, do ta msoni naj marifet ma t'mirë". Tregoi: Taibe Berisha(7), 87 vjeçare THMIJA DUHET ME NEJT EDHE N'ODË T'BURRAVE Adem Halili i Trestenikut dhe Rexhë Kurdija i Komogllavës, shpesh ishin mysafirë n'odën e Zeqë Vërbanit. Te dy kta burra kishin menime t'njëjta për punë t'nryshme me t'zotin e shpisë. Mirëpo, kur u çelke muhabeti për politikë, ose për naj ngjarje me ransi, ata thojshin se thmija duhet me u largue prej ode. Zeqë Vërbani menojke se ata duhet me nejtë n'odë edhe kur zihet muhabet për punë t'mdhaja. - Thmija duhet me nejt n'odë e duhet me ngue se shka flasin burrat, se kshtu ata msojnë shumë sene dhe me kohë aftësohen me da t'mirën e t'keqen - thojke Zeqë Vërbani. Tregoi: Emin Misini, nga Sodovina e Jerlive MOS I QIT POREZ PËR KRYE, SE AJ KRYE S'KA Zeqë Vërbani, masi ish kanë kthye prej majes Lybetenit,
ku kish pas shkue me shokë ditën e midisit verës (aligjynit),
kish pas thanë: Tregoi: Jetish Vishi, mësues veteran nga Vërbani Rrëfejza KTO KATUNE JANË BUKË E GATUNE Zeqë Vërbani e unë shkuem n'Tiranë te ministri i
punve t'mrenshme(8) me e lutë
ministrin me na nimue me nrrue kufinin, e Vërbanin e katër katune
qera m'i qitë me Shypni, e ministri na tha: Tregoi: Jetish Vishi, mësues veteran nga Vërbani MËSUESIN E KAM ME VETI Masi u siguruem se Vërbani do të shkoj me Shypni, bashkë
me Agën Zeqë shkuem te ministri i arsimit me lypë me çelë
shkollën shype n'Vërban. Tregoi: Jetish Vishi, mësues i parë i shkollës shqipe
në Vërban
|
muje berisha, zeqe verbani